Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Revolta e artistëve, Luizi me këngë për protesta

Revolta e artistëve, Luizi me këngë për protesta

Vetëm një ditë pas publikimit të EP-së me pesë këngë të reja, Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Me anë të një postimi të fundit në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një këngë të re, e cila ka si qëllim të reagojë dhe të mbështesë protestat e qytetarëve.

Në një fragment të shkurtër nga klipi i tij i ri, Luizi shfaqet i shoqëruar me një mesazh të qartë. Ai shpjegon se ka vendosur të merret me këtë projekt për shkak të situatës aktuale shoqërore. Ai shprehet: “Secili proteston në mënyrën e vet. Ju zgjodhët rrugën, unë zgjodha muzikën. Mendova se zëri im do të dëgjohej më mirë përmes një kënge sesa mes turmës.”

Luizi ka treguar se krijimi i tekstit, muzikës dhe klipit ka kërkuar kohë. Ai gjithashtu ka lënë një aludim për ata që kanë shprehur dyshime ndaj tij: “Më vjen keq për ata që dyshuan dhe ma sollën kurrizin. Nuk është hera e parë, jam mësuar me këtë.”

Ky hap i Luizit vjen në një kohë ku shumë artistë po përdorin artin e tyre si mjet për protestë dhe ndërgjegjësim. Vetëm një ditë më parë, reperi i njohur Taste 2 gjithashtu reagoi ndaj situatës së tensionuar në Zvërnec. Ai publikoi një këngë të re e cila i është dedikuar plotësisht zhvillimeve shqetësuese dhe qëndresës së qytetarëve në protesta.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement