Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur situatën në disa rrugë të zonave veriore të Shqipërisë, pas reshjeve të fundit.
Sipas njoftimit, “reshje me intensitet dhe rrebesh kanë prekur veçanërisht këto zona, duke shkaktuar rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugëve. Kjo situatë është evidentuar në aksin Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj dhe Bajram Curri-Fierzë, Dushaj-Lekbibaj. Megjithatë, nuk janë raportuar probleme të mëdha me qarkullimin.”
Në Qafë Thorë-Theth, ka pasur përkohësisht bllokim të aksit rrugor.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se, pas një ndërhyrjeje të menjëhershme, është kryer pastrimi i segmentit dhe rruga është hapur për të gjitha mjetet, duke rikthyer qarkullimin në normalitet.
Be the first to comment