Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”  

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”  

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar nisjen e trajnimit bazë për rekrutët e rinj. Sot, ata janë rreshtuar në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, konkretisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë.

Rekrutët kanë filluar trajnimin ushtarak bazë, duke hedhur hapat e parë për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë nëntë javëve të ardhshme, ata do t’i nënshtrohen një programi trajnimi intensiv.

Ky program ka si synim përgatitjen e rekrutëve në aspektin fizik, psikologjik dhe profesional. Siç theksohet në njoftimin e FSK-së, gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme ushtarake, për t’u bërë të gatshëm për shërbim si ushtarë në strukturën e FSK-së.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement