Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rasti në Pediatri, Gjini kërkon dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit: Dështim total

Rasti në Pediatri, Gjini kërkon dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit: Dështim total

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj situatës së fundit në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, duke e cilësuar atë si një dështim total të sistemit shëndetësor.

Gjini shprehu mbështetje për nënën që publikoi pamjet nga spitali dhe kritikoi ashpër masat e marra për suspendimin e stafit të mesëm mjekësor. Sipas tij, kushtet në klinikë ilustrojnë një realitet të hidhur, të cilin institucionet përpiqen ta fshehin përmes ndëshkimit të punëtorëve.

Ai theksoi se ka një sërë dështimesh flagrante, duke përshkruar gjendjen aktuale. Gjini e listoi mungesën e barnave esenciale dhe kushte të papranueshme si dyshekë të vjetër dhe mungesë uji në shumicën e dhomave. Ai ngriti pyetje të rëndësishme mbi destinacionin e buxhetit të shtetit, duke iu drejtuar publikut: “400 milionë, ku janë duke shkuar, a i intereson dikujt?”

<

Gjini e quajti të papranueshme tendencën për të hedhur fajin mbi infermierët dhe mbikëqyrësit. Ai deklaroi se suspendojnë për të fshehur problemin e thellë, duke theksuar se përgjegjësia duhet të jetë morale dhe menaxheriale në nivelet më të larta.

Nëse ndonjë aksident do të kishte ndodhur, Gjini u shpreh se do ta kishte bërë më shumë për të kërkuar dorëheqjen e drejtorit dhe ministrit. Ai theksoi se situata e rëndë në spital është rezultat i dështimit të sistemit, duke thënë se nëse ministri dhe drejtori nuk e dinë gjendjen e spitalit, duhet të japin dorëheqje.

“Mendojnë se drejtori e ministri s’kanë ditur? Këta duhet të japin dorëheqje, sepse nëse nuk e kanë ditur, janë të paaftë të kryejnë punën e tyre. Nëse e kanë ditur dhe asgjë nuk kanë bërë, atëherë nuk po i intereson,” përfundoi Gjini, duke theksuar se situata në Pediatri është një shenjë e dështimit të përgjithshëm të sistemit shëndetësor.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement