Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë

Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë

Një paciente nga një vend i huaj është pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) më 1 gusht, në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pas pranimimit, pacientja është transferuar në Klinikën Infektive. Gjatë ekzaminimeve, është zbuluar se ajo kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është e përhapur.

Pas analizave të kryera, është konfirmuar diagnoza e malaries. Infektologu Gramoz Bunjaku, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa këshilla për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në territorin e vendeve endemike për malarie.

Në postimin e tij, ai thekson se:

1. Udhëtimi në vendet me malarie fillon te specialisti i sëmundjeve infektive, dhe jo vetëm në aeroport.

2. Është e rëndësishme të mos nisesh pa profilaksën e duhur, pasi malaria mund të bëhet urgjencë kërcënuese për jetën brenda disa orësh.

3. Terapia e linjës së parë për malarien e rëndë, siç është artesunateja intravenoze, mund të mos jetë gjithmonë e disponueshme menjëherë në Kosovë. Para kthimit nga një vend endemik, është e rekomandueshme të konsultoheni me specialistin për planin e duhur të veprimit dhe të siguroni terapinë e nevojshme.

4. Parandalimi konsiderohet si trajtimi më efikas. Një konsultë para udhëtimit mund të jetë jetike.

5. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2025, 83 vende dhe territore do të mbeten endemike për malarie.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement