Tragjedia që preku opinionin publik me ndarjen nga jeta të Shaban Hajdarit, pjesëtar i NJRSH-së në Prizren, ka ngjallur shumë pyetje dhe ka shkaktuar një valë spekulimesh në rrjetet sociale. Ndërsa grupi hetimor punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë në Morinë të Kukësit, reagimet online e kanë rënduar edhe më tej situatën për familjarët e të ndjerit.
Përmes një deklarate publike, mbesa e Shabanit ka bërë thirrje për ndalimin e spekulimeve dhe për tregimin e konsideratës njerëzore në këto ditë të vështira. Ajo ka theksuar se dhimbja e familjes është e madhe dhe çdo fjalë e pavërtetë vetëm sa e rëndon më shumë situatën.
Ajo u ka drejtuar fjalët e saj atyre që e kanë njohur nga afër zyrtarin e policisë, duke i këshilluar të mos bëhen pjesë e gjykimeve të pabazuara. Kujdesi më i madh është përkushtuar mbrojtjes së Gylgjanit, bashkëshortes së Shabanit, e cila është përballur me komente negativë në internet.
Në reagimin e saj, mbesa ka sqaruar se Gylgjani ka qenë një anëtare e rëndësishme e familjes, duke e përshkruar atë si motër, shoqe dhe bijë. Ajo ka theksuar se Gylgjani dhe Shabani ndërtuan një jetë të bukur së bashku, që shumë njerëz e admirejnë.
Përfundimisht, ajo kërkon që në këto momente tragjike, e veja e të ndjerit të marrë mbështetje dhe qetësi, në vend të gjykimeve që lëndojnë. Familja apelon për respekt ndaj kujtimit të Shabanit dhe për të lënë organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre, duke vënë respektin mbi çdo aludim apo kërkim për sensacion.
Be the first to comment