Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rasti i Elbert Krasniqit, Policia: S’ka elemente të veprës penale (VIDEO)

Rasti i Elbert Krasniqit, Policia: S’ka elemente të veprës penale (VIDEO)

Sot, në Ditën e Zgjedhjeve, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka publikuar pamje në të cilat akuzon kryetarin e IRDK-së dhe ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për ushtrim presioni ndaj qytetarëve të komunitetit egjiptian.

Pas këtyre pretendimeve, Krasniqi është thirrur për të dhënë dëshminë e tij nga Policia e Pejës si dëshmitar.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka bërë një deklaratë për Klan Kosovën lidhur me këtë rast. Ai njoftoi se pas intervistimit, është vërtetuar se nuk ka elemente të veprës penale, duke sqaruar se rasti ka mbetur në shënim zyrtar dhe vazhdon të hetohet.

Gashi theksoi se nuk janë gjetur prova lidhur me akuzat e ngritura nga ankuesi, duke konfirmuar se hetimet vazhdojnë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement