Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Një grua australiane ka sjellë në jetë katër vajza identike, të konceptuara natyralisht, në një shtatzëni të cilën mjekët e kanë cilësuar si një nga rastet më të rralla dhe më të rrezikshme të regjistruara ndonjëherë.

Katër foshnjat lindën me operacion cezarian më 14 korrik, në javën e 28-të dhe katër ditë të shtatzënisë, në spitalin Royal Brisbane and Women’s Hospital.

Sipas ekipit mjekësor, bëhet fjalë për katërnjakë monozigotikë. Ky fenomen është jashtëzakonisht i rrallë, pasi ndodh kur një vezë e vetme e fekonduar ndahet në katër embrione identike.

<

Nëna, 34-vjeçarja Jenitar Na’amoana, dhe bashkëshorti i saj Jortham, të cilët janë prindër edhe të katër fëmijëve të tjerë, shprehën se lajmi për pritjen e katërnjakëve ishte një surprizë e madhe.

Mjekja obstetre dhe specialiste e mjekësisë feto-maternale, Alexa Bendall, e cila ndoqi shtatzëninë nga fillimi, vlerësoi se lindjet natyrale të katërnjakëve identikë ndodhin vetëm një herë në rreth 15 milionë shtatzëni. Ajo theksoi se rasti përbën një situatë edhe më të pazakontë, pasi të katër foshnjat ndanin të njëjtën placentë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement