Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Kryetari i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” dhe deputeti Nenad Rashiq, aktualisht ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, njoftoi se ende nuk ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë regjistrimit për deputet të legjislaturës së 11-të, Rashiq shprehu shpresën se një takim do të realizohet pas konstituimit të nesërm të Kuvendit. Ai theksoi se nuk do të votohet për qeverinë nesër.

“Ende nuk jemi takuar, por besoj se do të takohemi në ditët në vijim. Për nesër, pres vetëm konstituimin e Kuvendit dhe asnjë marrëveshje tjetër. Pas kësaj dite, shpresoj që të kemi mundësi të flasim për angazhimin për qeverinë e re, kurdo që kjo të bëhet e mundur. Sa di unë, qeveria nuk do të votohet,” theksoi Rashiq.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në orën 10:00 për seancën plenare e cila do të shënojë konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement