Një vlerësim i fundit mbi situatën politike, sigurinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, tregon përparime në disa fusha, por gjithashtu ngrit shqetësime për korrupsionin, transparencën institucionale dhe nevojën për reforma të mëtejshme.
Sipas raportit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes OSAC (Overseas Security Advisory Council), proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri janë karakterizuar nga një qetësi dhe balancim më të mirë në krahasim me vitet e kaluara. Megjithatë, ende ekzistojnë probleme në lidhje me financimin e fushatave, përdorimin e burimeve publike dhe klimën politike.
Raporti nënvizon se zgjedhjet në Shqipëri historikisht kanë qenë të shoqëruara me shqetësime për ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në procesin zgjedhor. Megjithatë, zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 janë zhvilluar në një atmosferë më të qetë, sipas raportimeve nga mediat shqiptare.
OSAC përmend gjithashtu disa raste të izoluar parregullsish që pëfshinin kandidatë dhe mbështetës të tyre. Sidoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vlerësuar se këto rastet nuk kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Një mision i përbashkët ndërkombëtar i vëzhgimit, i përbërë nga OSBE-ja, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian, ka kërkuar një reformë të plotë të sistemit zgjedhor.
Megjithatë, OSAC ka evidentuar raste ku individë janë mbajtur për periudha të gjata për intervistim, pa u arrestuar zyrtarisht, duke ngritur shqetësime për zbatimin praktik të garancive ligjore.



















You must be logged in to post a comment Login