Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me kërkimfaljen e Elvis Hoxhës nga Lëvizja Vetëvendosje për publikimin e një fotografie të rreme. Kjo fotografi ishte përdorur nga mediat serbe me pretendimin se lavdëronte Time Kadrijajn.
Ramadani ka ngritur pesë pyetje drejtuar Hoxhës, duke kërkuar sqarime rreth origjinës së fotografisë dhe kush ia kishte dërguar atë. Ai e pyet Hoxhën: “Ku e more foton fake? Kush ta dërgoi? Si e postove pa e shqyrtuar dhe verifikuar? Kujt i besove?”
Ai thekson se kërkimfalja e Hoxhës nuk është e mjaftueshme dhe paralajmëron se do të vazhdojnë demaskimin e rasteve të tilla. “Demaskimi juaj nuk do të ndalet. Do t’ju demaskojmë deri në fund. Po bëni Luftë Hibride kundër Kosovës për vite të tëra,” thekson Ramadani.
Në përfundim, ai shpreh besimin se një ditë ligji do të jetë mbi të gjithë në Kosovë. “Nuk mjafton kërkimfalja juaj! Do të vijë një ditë edhe në Kosovën tonë ku ligji do të jetë mbi të gjithë!” ka përfunduar ai.



















You must be logged in to post a comment Login