Gazetari i “Gazetës Nacionale”, Arbër Ramadani, ka theksuar në emisionin Rubikon se gjatë fushatave zgjedhore aktivizohen profile të rreme nga të gjitha partitë politike. Sipas tij, ato të Lëvizjes Vetëvendosje janë më të organizuara dhe punojnë me një aktivitet të vazhdueshëm.
Ramadani theksoi se profillet e lidhura me partinë në pushtet kanë një ndikim të madh në shpërndarjen e përmbajtjeve në rrjetet sociale. Ai shprehu se në fushatat elektorale, aktivizimi i profileve të rreme është një fenomen i zakonshëm, por që në rastin e LVV-së, ato janë aktive 24 orë dhe të organizuara në mënyrë më efikase.
Një mirëkuptim i thellë për këtë fenomen lindi fillimisht si një shqetësim personal për Ramadani. Ai vuri re se përmbajtjet e pavërteta shpërndaheshin më shumë në Facebook se sa raportimet të cilat bazoheshin në fakte.
“Kur filluam të merremi me profilet e rreme, vëreja se ato gjeneronin një sasi të madhe komentesh, ‘like’-esh dhe shikimesh. Kjo më shqetësoi, pasi një video ose artikull me të vërteta shpërndahej më pak sesa gënjeshtrat e tyre. E kuptuam se si gazetarë ishim në një situatë të vështirë,” tha Ramadani.
Be the first to comment