Ylber Ramadani është në prag të largimit nga Lecce, duke përfunduar një periudhë trevjeçare me klubin italian. Gjatë kësaj kohe, ai ka zhvilluar mbi 100 ndeshje zyrtare.
Mesfushori nga Kosova pritet të transferohet te Corum FK, një skuadër që konkurron në Ligën e Parë të Turqisë (TFF 1. Lig), sipas raportimeve nga Klankosova.tv.
Marrëveshja mes palëve është gati për t’u finalizuar, dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët e ardhshme. Pas një eksperiencë të suksesshme në Serie A, Ramadani do të nisë një sfidë të re në botën e futbollit turk.
Be the first to comment