Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rama reagon pas tragjedisë në Prishtinë: Siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm

Rama për deklaratën e ministres serbe: Artikulim i një ideologjie që nxit dhe mbështet luftëra e gjenocid

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur reagimin e tij pas tragjedisë që ndodhi sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”. Në këtë ngjarje, një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër u lëndua.

Rama e shprehu pikëllimin e tij për këtë humbje të rëndë, duke i dërguar ngushëllime familjes së viktimës dhe duke uruar shërim të shpejtë për personin e lënduar. Ai gjithashtu falënderoi Brigadën Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, ekipet e Urgjencës Mjekësore, si dhe të tjerët që ndihmuan gjatë ndërhyrjes, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Sipas kryetarit Rama, rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet përkatëse. Ai theksoi se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë në punë është përgjegjësi e Inspektoratit të Punës.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se siguria në punë duhet të jetë një prioritet i panegociueshëm. “Humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të na rikujtojë të gjithëve se siguria në punë është një standard që duhet të respektohet në çdo vendpunishte,” ka deklaruar ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement