Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, priti sot në një takim këngëtarin Yll Limani. Në këtë takim, ai i ndau një mirënjohje Limanit për kontributin e tij në promovimin e muzikës shqiptare dhe për ndikimin në frymëzimin e brezave të rinj përmes artit.
Në shenjë mirënjohjeje, këngëtari Limani i dhamë një dhuratë kryetarit Rama. Rama e vlerësoi talentin e Limanit, duke e cilësuar atë si një frymëzim për gjeneratat e reja.
“E meriton se je i mrekullueshëm, je faktikisht inspirim për gjeneratat e reja. Na bën krenarë dhe e reprezenton Prishtinën kudo që ke koncerte. Jemi shumë falënderues për rolin tënd si ambasador i artit dhe kulturës për kryeqytetin,” deklaroi Rama.
Nga ana e tij, Yll Limani shprehu emocionet e tij lidhur me këtë mirënjohje, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të bukura të jetës së tij. “Është nder dhe kënaqësi, unë jam prej Prishtinës. Ky qytet më ka rritur dhe marrja e kësaj mirënjohjeje prej qytetit tim është njëra prej momenteve më të bukura të jetës sime,” tha këngëtari.
Be the first to comment