Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika është gjetur pas disa ditësh kërkimesh intensive. Ai humbi jetën pasditen e së shtunës, kur ra në ujërat e lumit Mat gjatë një aktiviteti me litar në zonën e Urës së Vashës, në Klos.
Ngjarja tragjike dyshohet se ndodhi kur Lika përfundoi në një gropë thithëse të lumit, duke u marrë nga rrjedha e ujit.
Pas operacioneve të pandërprera, palombarët arritën të lokalizojnë trupin dhe të nxjerrin atë nga uji, duke përfunduar kështu kërkimet.
<
Autoritetet po vazhdojnë procedurat për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Be the first to comment