Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Pusho e qetë engjëlli i nanës”, dedikimi prekës i nënës së Rea Rakës pas humbjes tragjike

“Pusho e qetë engjëlli i nanës”, dedikimi prekës i nënës së Rea Rakës pas humbjes tragjike

Pak ditë pas humbjes tragjike të 24-vjeçares Rea Raka, nëna e saj, Mirlinda Preniqi – Raka, ka ndarë një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e papritur nga jeta të vajzës së saj.

“Nuk paska dhimbje më të madhe për një nënë se kjo! Rea ime, asnjëherë nuk kam menduar se do të të përcjell për në banesën e fundit, por jeta kishte plane të tjera. Nuk ka fjalë që përshkruajnë sa e mrekullueshme je. Dashuria për ty është e përjetshme, pusho e qetë engjëlli i nanës,” ka shkruar Mirlinda.

Në njoftimin mortor, familja njoftoi se varrimi i të ndjerës do të bëhet më 26 korrik 2026, në orën 12:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

<

Rea Raka humbi jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Komoran, ku, përveç saj, tre persona të tjerë kishin pësuar lëndime trupore.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement