Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Punimi i plisit sipas teknikës së vjetër, një trashëgimi që po zbehet (VIDEO)

Punimi i plisit sipas teknikës së vjetër, një trashëgimi që po zbehet (VIDEO)

Plisi, një nga simbolet më të lashta të identitetit shqiptar dhe një element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, po vazhdon të punohet me teknikën tradicionale nga gjithnjë e më pak mjeshtër.

Në Gjakovë, mjeshtri i punimit të plisit, Afrim Kika, ka ndarë me publikun procesin e punimit të plisit në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova. Ai ka folur për metodat e trashëguara brez pas brezi.

Kika ka theksuar se teknika e vjetër, e cila është përdorur nga ai, paraardhësit e tij dhe shumë breza të familjes Kika, po zhduket gradualisht. Ai shprehet se “teknikën e vjetër, siç e punoj unë dhe të parët e mi, ajo ka filluar vetëm të zhduket”.

<

Edhe pse plisi mbetet një simbol i rëndësishëm i kulturës dhe identitetit shqiptar, numri i atyre që e punojnë atë në mënyrë tradicionale është gjithnjë e më i vogël. Kjo situatë ngre shqetësime për ruajtjen e kësaj zeje të veçantë.

Materialin e plotë mund ta ndiqni në emisionin “Krejt Kapak” në Klan Kosova.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement