Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Punëtorët e huaj po largohen nga Gjermania, zgjedhin Spanjën, Zvicrën dhe Kroacinë

Punëtorët e huaj po largohen nga Gjermania, zgjedhin Spanjën, Zvicrën dhe Kroacinë

Punëtorët e huaj, të cilët emigruan në Gjermani për një jetë më të mirë, po largohen sërish nga ky vend. Kjo u konfirmua nga një studim i Institutit për Kërkime të Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB).

Sipas gjetjeve, një pjesë e madhe e tyre po kthehen në vendet e origjinës, ndërsa të tjerë po zgjedhin të jetojnë e punojnë në vende si Spanja, Zvicra, Italia dhe Kroacia.

Studimi thekson se largimet lidhen me disa faktorë, përfshirë burokracinë e gjatë, sfidat me gjuhën, mungesën e mbështetjes për integrim dhe, në disa raste, përvoja diskriminuese.

<

Ekspertët sugjerojnë se përmirësimi i procedurave administrative dhe rritja e mbështetjes për integrimin mund të ndihmojnë në uljen e largimeve të punëtorëve të huaj nga Gjermania.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement