Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer me një gjobë prej 300 eurosh për vozitje me shpejtësi të lartë, duke arritur deri në 197 km/h në autostradë.
Ndëshkimi ka ardhur pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shoferi e tregon aksionin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka identifikuar shoferin falë këtyre video incizimeve. Ai kishte tejkaluar shpejtësinë e kufizuar prej 130 km/h, duke drejtuar automjetin me 197 km/h.
Përveç gjobës, shoferi ka marrë 3 pikë negative në lejen e tij të drejtimit dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për një periudhë prej 3 muajsh.



















You must be logged in to post a comment Login