Pas përfundimit të Kupës së Botës, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Në këtë renditje, Shqipëria ka pësuar një rënie të lehtë, ndërsa Kosova ka ruajtur pozitën e saj.
Kuqezinjtë tani renditen në vendin e 67-të, një pozitë më poshtë se në renditjen e mëparshme. Kjo rënie është ndikuar nga paraqitja e Ganës në Botëror, e cila është ngjitur për tetë pozita dhe ka kaluar Shqipërinë, duke u renditur në vendin e 65-të.
Në anën tjetër, Spanja ka marrë kreun e renditjes së FIFA-s pas triumfit në Kampionatin Botëror, duke e zbritur Argjentinën në pozitën e dytë.
Kombëtarja e Kosovës vazhdon të jetë në pozitën e 78-të, njëjtë si në renditjen e kaluar. Dardanët nuk zhvilluan ndeshje gjatë periudhës së Botërorit, prandaj nuk patën ndryshime në klasifikim. Kjo pozitë mbetet historikisht më e larta e arritur nga Kosova në renditjen e FIFA-s.
Be the first to comment