Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Publikohet fotoja e turistit portugez që u vra në Ksamil – dalin detaje të reja

Publikohet fotoja e turistit portugez që u vra në Ksamil – dalin detaje të reja

Është publikuar fotoja e Luis Miguel Varela Mendes, një 20-vjeçar portugez i cili humbi jetën tragjikisht në Ksamil. Ai u qëllua me thikë nga shtetasi shqiptar, Sokrat Vata.

Luis ndodhej për pushime me një grup shokësh në Ksamil, kur pas një shqerrie në resort, ai u godit disa herë me thikë dhe gjeti vdekjen, sipas raportimeve nga Top Channel.

Grupi hetimor ka filluar procedurat e marrjes në pyetje të shokëve të viktimës, të cilët kanë ndarë dëshmitë e tyre mbi shkakun e konfliktit dhe ngjarjet që çuan në goditjen fatale.

Sipas informacioneve të marra, sherri ka filluar brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata është përshkallëzuar dhe disa persona kanë qenë të involvuar në konflikt.

Për të qetësuar situatën, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në ato momente, portugezi ka vendosur të futet mes atyre që po konfliktualizoheshin, me qëllim ndihmën e situatës.

Megjithatë, dëshmitarët kanë pohuar se ndërhyrja e tij përfundoi në një tragjedinë. Varela Mendes u godit me thikë dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, plagët ishin fatale.

Shokët e viktimës kanë theksuar se sherri ka nisur për shkak të ngacmimit të një vajze dhe se Luis është përpjekur të ndalë konfliktin.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement