Kanë dalë fotot e para nga Palermo, ku kanë nisur zyrtarisht festimet tre-ditore të dasmës së këngëtares shqiptare të njohur, Dua Lipa, dhe bashkëshortit të saj, Callum Turner. Në imazhet e publikuara, çifti shfaqet i lumtur dhe i shoqëruar nga miq e të afërm, teksa merr pjesë në aktivitetet e para të organizuara në qytetin e bukur italian.
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me një fustan elegant të bardhë, ndërsa Callum Turner u paraqit në një kostum në ngjyrë bezhë. Sipas mediave ndërkombëtare, festimet do të zgjasin deri më 7 qershor dhe pritet të mbledhin shumë emra të njohur nga bota e muzikës dhe kinemasë.















You must be logged in to post a comment Login