Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Pse zgjodha Adelina Ismailin para Leonora Jakupit

Pse zgjodha Adelina Ismailin para Leonora Jakupit

Reperi i njohur Don Xhoni ka shpjeguar për herë të parë arsyen e zgjedhjes së Adelinës Ismaili si bashkëpunëtore në fushatën promovuese të albumit të tij më të ri, “100%”, në vend të Leonora Jakupit.

Para publikimit të projektit, Don Xhoni kishte tërhequr vëmendjen me një video ku shfaqej në një xhiro me makinë me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili. Kjo paraqitje shkaktoi shumë diskutime në rrjetet sociale, ku fansat e pyetën artistin pse kishte zgjedhur Adelinën dhe jo një tjetër ikonë të muzikës, siç është Leonora Jakupi.

Gjatë eventit promovues të albumit, ai iu përgjigj kësaj pyetjeje për Prive by LS, duke sqaruar se vendimi i tij bazohej në konceptin artistik të projektit dhe jo në preferenca personale. Ai tha: “Nuk kam kurrfarë… nuk e di qysh me të përgjigj. Për mu të dyjat janë ikona. Thjesht ndoshta ju ka përshtatë pak më shumë Adelinës pjesa e ‘100%’. Ma merr mendja?”

<

Me këtë deklaratë, Don Xhoni theksoi vlerësimin e tij për të dy artistet dhe shpjegoi se zgjedhja e Adelinës ishte e motivuar nga energjia dhe koncepti që dëshironte të përcillte me albumin e tij.

Përgjigjja e tij ndihmoi në shuarjen e aludimeve të qarkulluara në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin se bashkëpunimi me Adelinën ishte një vendim artistik dhe jo një krahasim mes dy emrave të shquar të skenës muzikore shqiptare.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement