Stuhitë e verës shpesh ndodhin pas periudhash me temperatura të larta. Ngrohja e tokës dhe e shtresave të ulta të atmosferës krijon kushte të paqëndrueshme për ajrin.
Kur ajri i nxehtë dhe i lagësht ngrihet lart, ai përzihet me masa më të ftohta. Ky proces çon në ftohjen dhe kondensimin e ajrit, duke formuar re të fuqishme stuhie. Këto re mund të sjellin shi të rrëmbyeshëm, bubullima, breshër, dhe erëra të forta, sipas raportimeve të Klankosova.tv.
Meteorologët theksojnë se gjatë verës shpesh depërton ajër shumë i nxehtë nga Afrika e Veriut, duke kontribuar në valë të nxehti. Megjithatë, stuhitë nuk shkaktohen vetëm nga nxehtësia; ato ndodhin gjithashtu për shkak të ndryshimeve të atmosferës dhe lagështisë së lartë.
Kur këto kushte bashkohen, formohen re konvektive si kumulonimbuset, të cilat janë përgjegjëse për fenomenet më ekstreme të motit.



















You must be logged in to post a comment Login