Astrologia Antigona Kotorri, gjatë parashikimeve për javën, ka diskutuar arsyet pse disa individë po largohen nga jetët tona. Ajo theksoi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova se kjo situatë ndodh si rezultat i një procesi “selektimi”, i cili përfshin marrëdhëniet që nuk kanë më vend në jetën e individit.
Kotorri vazhdoi të shprehet se lidhjet toksike dhe ato që nuk ofrojnë më mësime shpesh janë të destinuara të përfundojnë, duke ofruar kështu mundësinë për njohje me njerëz të rinj. “Nuk duhet të vuajmë pas gjërave që po mbyllen; përkundrazi, diçka e bukur mund të vijë,” tha ajo.
Sipas saj, largimet shpesh shërbejnë si një hapje për përvoja të reja dhe pozitive në të ardhmen. “Universi gjithmonë punon për të mirën tonë, edhe pse ndonjëherë na duket se po humbim diçka të rëndësishme. Në fakt, ajo që ndodh është e dobishme. Pas dhjetë vjetësh, do të kuptoni se ajo ka qenë gjëja më e mirë që ju është ndodhur,” përfundoi Kotorri.
Be the first to comment