Ish-miss-i i Shqipërisë, Hygerta Sako, ishte njëra nga finalistet e reality-show-t “Big Brother VIP Kosova”.
Pas përfundimit të konkurrimit, ajo ka zgjedhur që të mos flasë më për eksperiencën e saj në këtë spektakël. Në fakt, Hygerta u ka kërkuar gazetarëve që të shmangin përmendjen e përvojës së saj në “BBVK”. Qëndrimi i saj tregon qartë se ajo dëshiron të largohet nga ky episode i saj publik.
Megjithatë, Hygerta Sako vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke mbajtur kontakte me ndjekësit e saj.



















You must be logged in to post a comment Login