Një grua 52-vjeçare, e cila ka pritur tre vjet për një operacion dhe vendosje të protezës në gju, nuk është në gjendje të ecë pa paterica. Ajo është regjistruar në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, duke pritur thirrjen për këtë intervenim, i cili në sektorin privat kushton mijëra euro.
Deri në vitin 2023, pritjet për të realizuar një protezë gjuri arrijnë deri në 6 vjet. Kjo ndodh sepse pacientët që kanë bërë regjistrimin dhe kanë caktuar termin që në vitin 2020 ende nuk e kanë marrë shërbimin.
Ortopedia është e vetmja qendër që kryen këto operacione, por ka pezulluar ndërhyrjet për shkak të mungesës së materialeve që nga fundi i vitit të kaluar. Si rezultat, listat e pacientëve janë rritur, ku rreth 800 persona kanë caktuar termin për në vitin 2025 dhe më shumë se 100 në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Një nga arsyet që ka kontribuar në këtë situatë është procedura e tenderit në vlerë gati 8 milionë euro për furnizim të materialeve, e cila ende nuk ka përfunduar.
Kur kjo procedurë të përfundojë, pritet që të decentralizohen këto operacione në spitalet e përgjithshme, si një mënyrë për të reduktuar listat e pritjes që vazhdojnë të rriten. Përveç protezave të gjurit, synohet të realizohen po ashtu protezat e kërdhokullës dhe operacionet për ligamente në këto spitale.
Ndiqni kronikën në vazhdim.



















You must be logged in to post a comment Login