Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Protesta “Liri për çlirimtarët”, Gucati: Besoj se do të marrin pjesë mbi 3 mijë persona (VIDEO)

Protesta “Liri për çlirimtarët”, Gucati: Besoj se do të marrin pjesë mbi 3 mijë persona (VIDEO)

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se protestës “Liri për çlirimtarët”, e cila do të zhvillohet në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, pritet t’i bashkohen mbi 3 mijë qytetarë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Gucati theksoi se qytetarët kanë filluar të grumbullohen afër vendit të protestës, duke u shquar veçanërisht prania e madhe e familjeve me fëmijë.

Ai ka shprehur optimizëm për numrin e pjesëmarrësve, teksa nënvizoi rëndësinë e pjesëmarrjes së familjeve. Gucati shpreson se shifra do të tejkalojë 3 mijë, pavarësisht temperaturave të larta në Zarë.

<

“Pjesëmarrja e familjeve ka një rëndësi të veçantë, pasi fëmijët po njihen me figurat e ish-krerëve të UÇK-së,” tha Gucati, duke theksuar se është e paprecedentë të shohësh kaq shumë shqiptare me fëmijë në një protestë.

Ai vlerësoi që pjesëmarrësit po mbështesin një protestë paqësore dhe të drejtë për lirinë e çlirimtarëve. Gucati u shpreh se ndihet mirë që këto familje po ua tregojnë fëmijëve të tyre se kush janë çlirimtarët dhe se ata po protestojnë për një të drejtë që i takon popullit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement