Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, konfirmoi për Klankosova.tv se në Komunën e Zubin Potokut po realizohen veprime në kuadër të një urdhri gjyqësor për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore.

Luta sqaroi se këto veprime po kryhen me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në përputhje me urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut,” deklaroi Luta.

Për momentin, nuk ka informacion shtesë mbi identitetin e mundshëm të mbetjeve apo arsyet për këtë operacion.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement