Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur një rast penal ndaj Joz Markut, në lidhje me një sulm fizik ndaj Edi Kuçit. Kjo konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë për Indeksonline.
Sipas Shkodran Nikçit, prokurori kujdestar, rasti është iniciuar me vetë-iniciativë nga prokurori i shtetit. Marku, shtetas i Republikës së Shqipërisë, akuzohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndaj E.K., shtetas i Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria në Pejë ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij nga Policia e Kosovës. Prokurori i shtetit ka kërkuar që të dyshuarit t’i vihet ndalesa, si dhe të merren veprime ligjore në përputhje me nenin 109 të Kodit Penal të Kosovës. Ky nen zbatohet për çdo person të huaj që kryen një vepër penale jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.



















You must be logged in to post a comment Login