Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prokurorët gjermanë: I dyshuari për sulm, u përpoq t’i bashkohej Shtetit Islamik vitin e kaluar

Prokurorët gjermanë: I dyshuari për sulm, u përpoq t’i bashkohej Shtetit Islamik vitin e kaluar

Zyra e Prokurorit Publik të Berlinit ka deklaruar se Abdul Ballout, i dyshuari për sulmin në Berlin, ka bërë përpjekje për t’u bashkuar me grupin terrorist të Shtetit Islamik vitin e kaluar.

Sipas zyrës, 21-vjeçari dyshohet se ka shprehur dëshirën për t’u angazhuar në luftën e ISIS-it në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Kjo e ka çuar atë në një përpjekje të pasuksesshme për të udhëtuar në Mauritani përmes Turqisë në maj të vitit 2025, sipas raportimeve nga Sky News.

Pasi dështoi në këtë përpjekje, më 20 maj, ai i dha fund qëndrimit në Berlin dhe udhëtoi drejt Libanit, me planin për t’u drejtuar më pas në Siri për të u bashkuar me ISIS-in.

<

Më tej, Ballout dyshohet se ka kontaktuar disa individë në Liban, të cilët ai besohej se ishin anëtarë të mundshëm të organizatës terroriste. Ai u arrestua më 24 korrik 2025.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement