Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Me rastin e përvjetorit të Çlirimit të Prishtinës, KF Rilindja organizon për të tetin vit radhazi turneun tradicional “Rilindja Kids Tournament 2026”. Ky eveniment tashmë është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për grupmoshat e reja në rajon.

Turneu këtë vit ka mbledhur skuadrat më cilësore nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka krijuar një atmosferë të veçantë, me një blendë nga sportiviteti, miqësi dhe konkurrencë.

Në këtë edicion, po marrin pjesë 85 skuadra në kategoritë U9, U10 dhe U11, me më shumë se 1,300 fëmijë që do të garojnë për katër ditë plot me ndeshje futbolli, emocione dhe spirt fair-play.

<

Organizatorët theksojnë se përveç garës sportive, turneu ka për qëllim të promovojë vlerat e respektit, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve. Ai ofron një platformë të rëndësishme për zhvillimin e talenteve të reja.

“Rilindja Kids Tournament 2026” pritet ta shndërrojë Prishtinën në një qendër të futbollit të fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare, duke bashkuar qindra sportistë të rinj, trajnerë dhe familje në një festë të vërtetë të sportit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement