Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina gati për “Sunny Hill”, festivalin që elektrizon Kosovën (VIDEO)

Prishtina gati për “Sunny Hill”, festivalin që elektrizon Kosovën (VIDEO)

Prishtina po përgatitet për fundjavën më të madhe muzikore të vitit.

Në datën e premte, “Sunny Hill Festival” do të sjellë atmosferën e saj unike, duke e shndërruar kryeqytetin në një pikë takimi për mijëra adhurues të muzikës nga e gjithë bota, raporton Klankosova.tv.

Për të zbuluar nëse gjithçka është gati për të elektrizuar Kosovën, në emisionin “Ora Shtatë” foli organizatori i festivalit, Fat Gjakova. Ai theksoi se procesi po ecën sipas planit.

<

“Gjithçka po shkon sipas planit, këto ditë janë duke u përfunduar skenat. Prodhimi ka filluar që një deri në dy javë, dhe jemi shumë afër. Mezi po presim të bëhet e premte,” shprehet ai në Klan Kosova.

Gjakova gjithashtu njoftoi se artistët do të fillojnë të mbërrijnë në Kosovë që sot, dhe deri nesër pritet që të gjitha ata të jenë të pranishëm.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement