Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prindërit në alarm: Si ta dalloni varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale?

Prindërit në alarm: Si ta dalloni varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale?

Pas njoftimit se përdorimi i platformave si TikTok, Instagram dhe Snapchat do të ndalohet për fëmijët nën 16 vjeç në Britani nga pranvera e vitit 2027, reagimet midis të rinjve kanë qenë të forta.

Disa fëmijë e kanë pritur këtë vendim me pakënaqësi. Një nxënëse nga Lancashire është bërë virale me përgjigjen e saj të thjeshtë: “Do të shikoja një mur,” kur u pyet se çfarë do të bënte pa rrjetet sociale.

Specialistët e shëndetit të varësive në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shndërrohet në varësi. Kjo ndodh kur individi ndjen një nevojë të pakontrollueshme për të përdorur këto platforma, edhe kur ajo ndikon negativisht në jetën e përditshme.

Eksperti Nick Dunkley nga organizata UKAT thekson se videot e shkurtra në këto platforma krijojnë një stimulim të shpejtë dhe të vazhdueshëm, duke ndikuar në vëmendjen dhe sjelljen e të rinjve.

Dunkley sugjeron se prindërit mund të vërejnë disa shenja tek fëmijët, siç janë:

– Vështirësi në komunikim pa telefonin
– Mungesë kontakti me sy dhe shpërqendrim të vazhdueshëm
– Nervozizëm kur u merret telefoni
– Pagjumësi nga përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale
– Dhimbje koke dhe probleme me përqendrimin.

Në raste më serioze, këto simptoma mund të çojnë në izolim social dhe ulje të aftësisë për t’u përqendruar në detyra të tjera.

Ekspertët e shëndetit mendojnë se këtë ndalim mund të sjellë vështirësi fillestare, përfshirë ndryshime humori dhe reagime të forta tek të rinjtë. Sidoqoftë, ata besojnë se me kalimin e kohës, fëmijët do të përshtaten.

Sipas Dunkley, një nga sfidat kryesore për zbatimin e kësaj mase mund të jetë mosrespektimi i rregullave nga prindërit, të cilët mund t’u lejojnë fëmijëve qasje në rrjete sociale pavarësisht ndalimit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement