Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka bërë të ditur lindjen e Princit Aleksandër, djalit të Princit të Kurorës Leka II dhe Princeshës Blerta.

Princi Aleksandër erdhi në jetë paraditen e së premtes, më 10 korrik 2026, në orën 11:11. Ai u lind në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, me një peshë prej 3 kilogramë e 115 gramë.

Sipas njoftimit të Oborrit Mbretëror, Princesha Blerta dhe Princi Aleksandër gëzojnë shëndet të plotë. Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohje të thellë ndaj ekipit mjekësor të spitalit për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij momenti të gëzueshëm.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement