Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Presidenti iranian: Ka ardhur koha t’i japim fund luftës me ShBA-në

Presidenti iranian: Ka ardhur koha t’i japim fund luftës me ShBA-në

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka shpallur se ka ardhur momenti për të përfunduar marrëdhëniet konfliktuale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Irani është në një pozitë të favorshme.

“Është më mirë ta mbyllim këtë luftë tani, pasi jemi në një pozicion pushteti dhe dinjiteti,” ka thënë Pezeshkian, sipas raporteve nga mediat e huaja.

Këto komente për dëshirën për të përfunduar konfliktin vijnë në një kohë kur shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit ka paralajmëruar se çdo “kërcënim i ri” do të përballet me përgjigje “shkatërruese”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Mehr.

Gjithashtu, Teherani akuzon Uashingtonin për “terrorizëm ekonomik”, pas njoftimeve për zgjerimin e sanksioneve ndaj Iranit.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje vendeve të tjera, përfshirë Kinën, që të bashkohen në përpjekjet për të rritur presionin dhe izolimin ekonomik ndaj Teheranit.

Irani ka përballuar për vite me radhë sanksione perëndimore, të cilat ka tentuar t’i anashkalojë përmes tregtisë me vende të treta, prodhimit vendas, si dhe përdorimit të një “flote në hije” për transportin e naftës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement