Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, mbi çështjen e spastrimit etnik në Kosovë.
Në një bisedë për “Euronews Albania”, Sveçla ka shprehur nevojën për një reagim më të fuqishëm nga ana e Shqipërisë. Ai theksoi se Shqipëria, si vend amë i shqiptarëve, ka një obligim të veçantë sipas Kushtetutës për të mbrojtur shqiptarët dhe interesat e tyre.
“Unë pres më shumë”, deklaroi ai, duke theksuar se reformat e nevojshme janë urgjente përballë kërcënimeve që përmendën. Sveçla e cilësoi këtë situatë si një vijim të të kaluarës së dhimbshme dhe sjelljes së Serbisë.
Ai shtoi se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe aktiv, duke përmendur se Paunoviq ka qenë deputete e Grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri, ku kanë marrë pjesë edhe shovinistë serbë. “Ka nevojë për demaskimin e kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit”, përfundoi ai, duke theksuar se problemi nuk është me Kosovën, por me shqiptarët.
Be the first to comment