Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Praktika në rrobaqepësi: Vajza në vend të mësimit – mori sulm seksual (VIDEO)

Praktika në rrobaqepësi: Vajza në vend të mësimit – mori sulm seksual (VIDEO)

Pasioni për qepjen u shndërrua në ankth për një të re nga Skenderaj. Gjatë ditës së parë të praktikës në zanatin e saj të ri, ajo u përball me një sulm seksual në lokalin ku kishte për qëllim të mësonte profesionin që do të ndoqte në të ardhmen.

Sipas dyshimeve, sulmi u krye nga N.B., i cili njëkohësisht ishte bashkëpunëtor në atë lokal, por paraqitej si pronar. Ai, një 27-vjeçar, veprimet e tij i realizonte duke u paraqitur si i pamartuar, duke shfrytëzuar këtë për të intensifikuar agresivitetin e tij.

E reja rrëfeu për televizionin se burri nisi ta prekte fizikisht dhe nuk e la rehat as gjatë momentit që ajo shkoi në tualet, sipas raportimeve të Klan Kosovës. Të gjitha ngjarjet e ndodhura janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, por për shkak të ndjeshmërisë dhe hetimeve aktive, Klan nuk i ka publikuar ato.

<

Pas përvojës traumatike, vajza iu deshën gati 10 ditë për të gjetur forcën që të paraqiste rastin në polici. Pas njoftimit, organet e sigurisë arrestuan të dyshuarin më 29 qershor, dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas burimeve nga Klan, pas fillimit të hetimeve, dolën në dritë edhe vajza të tjera që deklaruan se ishin përballur me sulme të ngjashme nga i njëjti person.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement