Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Politikani ukrainas godet Zelenskyn: I dhamë shuplakë një vendi të vogël, por mik

Politikani ukrainas godet Zelenskyn: I dhamë shuplakë një vendi të vogël, por mik

Deklaratat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Beograd, se Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, kanë shkaktuar reagime edhe në Ukrainë.

Kundër këtij qëndrimi ka reaguar politikani ukrainas Yuriy Hudymenko, lider i lëvizjes “Sëpata Demokratike”. Ai e ka kritikuar deklaratën e Zelenskyt, duke theksuar se Kosova ka treguar solidaritet me Ukrainën gjatë luftës kundër Rusisë.

Hudymenko ka shprehur keqardhje për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se ai duhej të kishte zgjedhur mes “të lehtës dhe imorales” dhe “të vështirës, por të drejtës”. Ai shprehet se si qytetar ndihet i neveritur dhe i turpëruar nga kjo vendim.

<

Ai i ka bërë thirrje miqve të tij në Kosovë që të bëjnë dallimin mes qëndrimeve të presidentit dhe atyre të shoqërisë ukrainase në tërësi.

Hudymenko thekson se Kosova ka ndihmuar ukrainasit për sa ka mundur, përfshirë ushtarët dhe shpëtimtarët, edhe pse vetë nuk ka një ushtri. Ai vlerëson marrëdhëniet mes veteranëve të Kosovës dhe Ukrainës dhe ndihmën që qytetarët e zakonshëm të Kosovës kanë ofruar për refugjatët.

Në përfundim, ai shpreh shpresën se miqtë e tij nga Kosova do ta kuptojnë se deklaratat e presidentit nuk përfaqësojnë mendimin e gjithë popullit ukrainas, duke e quajtur situatën një “ndjenjë të neveritshme”.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement