Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Gjatë ditës së sotme, Klankosova.tv raportoi për disa fletëvotime nga komunat me shumicë serbe në veri, ku janë evidentuar shenja të pazakonta, si “=”, “%” dhe simbole të tjera. Këto anomali kanë ngjallur dyshime se fletëvotimet mund të jenë plotësuar në mënyrë të kontrolluar.

Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se është autorizuar Policia e Kosovës për të mbledhur dhe grumbulluar informata të rëndësishme, për t’u përcaktuar nëse ekzistojnë elemente të veprës penale lidhur me këtë rast.

“Konfirmojmë se Prokurori i Shtetit është njoftuar nga Departamenti për Krime të Rënda. Me urdhër të Prokurorit, Policia e Kosovës është e autorizuar për të grumbulluar informacionet e nevojshme në lidhje me këtë çështje”, citohet nga Prokuroria.

<

Burime për Klankosova.tv sugjerojnë se gjatë procesit të votimit janë evidentuar disa parregullsi, ku dyshohet se fletëvotimet janë plotësuar nga një dorë e vetme. Kjo nxjerr në pah ngjashmëri në nënshkrime dhe në mënyrën e plotësimit të tyre.

Po ashtu, pritet që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të vendosë për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat e votimit, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura gjatë këtij procesi zgjedhor.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement