Policia e Shqipërisë ka arritur të kapë një person të dyshuar për kryerjen e shtatë vjedhjeve në Durrës, gjatë muajit korrik.
I arrestuari, i identifikuar si H.B, është 29 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, vjedhjet janë realizuar në periudha të ndryshme gjatë muajit dhe kanë ndodhur në banesa, shtëpi dhe automjete. Në disa raste, vepra ka mbetur në tentativë.
H.B dyshohet se ka vjedhur materiale të ndryshme, përfshirë bizhuteri floriri, sasi parash dhe produkte nga dyqane. Po ashtu, ai akuzohet për vjedhjen e portofolit të një shtetaseje të huaj në autobus, si dhe për grabitjen e një biçiklete.
“Në përfundim të hetimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme”, theksohet në njoftim.
Be the first to comment