Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Policia gjen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe në Leposaviq

Policia gjen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe në Leposaviq

Në fshatin Potokmali të Leposaviqit, Policia ka sekuestruar një sasi të madhe armësh, municioni dhe pajisjesh të ndryshme pas dy kontrolleve në një shtëpi të pabanuar.

Sipas njoftimit nga Policia, gjatë rastit të parë, rreth orës 15:30, u gjetën një radiolidhje me adapter, municion për armë gjuetie, 22 kapsula, vaj për armë, një fishek, pjesë plastike me barut, një thikë, një fotrollë për revole, si dhe një xhaketë ushtarake me mbishkrim të Serbisë. Po ashtu, u sekuestruan një revole me karikator dhe pesë fishekë, si edhe gjashtë krehër me gjithsej 56 fishekë.

Në rastin e dytë, rreth orës 15:15, gjatë kontrollit janë identifikuar dhe sekuestruar dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, makineri për mbushjen e fishekëve dhe dy krehër me nga 20 fishekë, përveç një arme të gjatë.

<

Prokurori kompetent është njoftuar për rastin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement