Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”.
Sipas njoftimit policor, si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë duke transportuar me automjet katër armë zjarri, konkretisht pistoleta.
Policia e bllokoi automjetin brenda tunelit të Skërficës. Gjatë kontrollit, në dyshemenë e mjetit u gjetën të fshehura katër pistoleta. Dyshohet se këto armë janë trafikuar në Shqipëri në pjesë dhe më pas janë montuar, me qëllim që t’i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë.
Autoritetet bllokuan armët si dhe automjetin që drejtonte 31-vjeçari. Hetimet paraprake tregojnë se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar brenda vendit për t’u shitur.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



















You must be logged in to post a comment Login