Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Po vazhdon rinumërimi në QNR, dyshime për votime nga një dorë e vetme në disa qendra në veri

Po vazhdon rinumërimi në QNR, dyshime për votime nga një dorë e vetme në disa qendra në veri

Sipas burimeve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sot pritet të përfundojë procesi i rinumërimit me numërimin e 8 kutive të fundit, si dhe dy kutive nga Ranilluga. Këto kuti janë kërkuar me urdhër të Prokurorisë dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Përgjatë këtij procesi janë shfaqur disa dyshime për votimet në veri, ku ka indicie se votat mund të jenë plotësuar nga një dorë e vetme. Këto dyshime janë mbështetur në ngjashmëritë e nënshkrimeve dhe mënyrës së plotësimit të fletëvotimeve.

Një çështje e rëndësishme mbetet nëse PZAP do të vendosë për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat përkatëse të votimit. Kjo do të ndihmojë në verifikimin e dyshimeve të ngritura gjatë procesit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement