Në Dardani të Prishtinës, një rrjedhje uji në gypin kryesor të ujësjellësit po shkakton probleme serioze për banorët e një ndërtese në rrugën “Besëlidhja”. Kjo situatë ka zgjatur tash e gjashtë muaj, duke i mbushur bodrumet me ujë.
Argjend Osmani, një banor 51-vjeçar, tregon se pavarësisht përpjekjeve për të pastruar bodrumin, uji kthehet brenda disa minutash. Karrocat e fëmijëve dhe objekte të tjera që duhej të ishin të sigurta në bodrum po shkatërrohen nga uji i akumuluar.
Osmani thekson se aroma e pakëndshme që vjen nga bodrumi dhe pusetat e hyrjes janë bërë shqetësuese, duke sjellë gjithashtu edhe probleme nga insektet. Rrjedhja e vazhdueshme ka ulur presionin e ujit në ndërtese, duke e bërë përdorimin e tij të vështirë.
Një tjetër shqetësim për banorët është sasia e madhe e ujit të pijshëm që humbet për shkak të rrjedhjes. Emrullah Cej, një tjetër banor, thekson se humbjet janë konsiderueshme.
Banorët kishin njoftuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për problemin që në ditën e parë, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje. Osmani thotë se përfaqësues të KRU-së kanë vizituar ndërtesën disa herë, por përgjegjësia për sanimin sipas tyre, nuk u takon atyre.
Po ashtu, Ndërmarrja Publike Banesore ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke theksuar se problemi qëndron në korridor dhe nuk është në kompetencat e tyre.
Banorët shprehen të shqetësuar për pasivitetin e institucioneve, të cilat hedhin fajin tek njëra-tjetra pa ofruar ndonjë zgjidhje, edhe pse ka kaluar gjysmë viti. Cej bën thirrje për një zgjidhje, duke theksuar se situata ka marrë karakter human.
Megjithatë, NPB mohon të ketë dijeni për problemin, duke theksuar se veprimet ndërmerren vetëm përmes ankesave zyrtare, dhe se problemi mbetet i evidentuar për mungesë të një ankesë të tillë.
Arjeta Mjeku, zëdhënësja e KRU-së, thekson se sanimi i problemit nuk është në kompetencat e kompanisë. Ajo shpjegon se përgjegjësitë e KRU-së fillojnë nga fabrika e deri tek orëmatësi, ndërsa çdo problem tjetër është përgjegjësi e konsumatorëve dhe kontraktorëve të tyre.
Be the first to comment