Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Po argëtohem duke u tallur me ta”, Zhaku “plas bombën” para eliminimit në Fermë VIP

Ferma VIP po hyn në javët më të nxehta të garës, ndërsa tensionet mes fermerëve janë rritur ndjeshëm vetëm pak ditë para finales.

Në televotimin e kësaj jave kanë përfunduar Zhaku, Iliri dhe Sara, ku njëri prej tyre do të largohet nga gara mbrëmjen e sotme.

Gjatë diskutimeve të fundit në fermë, nuk munguan akuzat dhe thumbimet e forta mes konkurrentëve.

Sara u shpreh se ka zgjedhur të mbetet vetvetja deri në fund të eksperiencës, duke thënë se nuk di të krijojë situata të stisura vetëm për vëmendje.

“Nuk kam pishmane që jam këtu se i kam bërë sulme dikujt. Unë nuk stis dot situata nga hiçi”, deklaroi ajo.

Por reagimi më i fortë erdhi nga Zhaku, e cila shpërtheu me akuza ndaj banorëve të tjerë.

“Këta janë të gjithë manipulatorë dhe mashtruesa dhe unë po argëtohem duke u tallur me këta”, u shpreh ajo, duke ndezur menjëherë debat në fermë dhe në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Iliri akuzoi Zhakun për sjellje agresive gjatë gjithë qëndrimit në fermë.

“Të dëgjosh se si një person agresiv të analizojë të tjerët është e papranueshme. Nëse Zhaku qëndron sot, do të jetë zhgënjim”, tha ai.

Me finalen që po afrohet, atmosfera në Fermë VIP duket më e tensionuar se kurrë, ndërsa publiku pritet të vendosë se cili prej tre fermerëve do ta lërë garën sonte.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement