Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Plas sërish mes Mateos dhe Brikenës? Veprimet e fundit tregojnë shumë

Plas sërish mes Mateos dhe Brikenës? Veprimet e fundit tregojnë shumë

Vetëm pak ditë pas ribashkimit të Brikena dhe Mateo, çifti i njohur nga BBVA, situata duket se ka marrë një tjetër drejtim.

Ndjekësit kanë filluar të spekulojnë se mes tyre ka lindur një tjetër konflikt, duke u ngritur pyetje nëse dyshja mund të ketë ndarë përsëri rrugët pas rikthimit. Gjithçka nisi dy netë më parë në emisionin “Top Arena”, ku të dy janë pjesë e programit.

Gjatë një momenti vallëzimi, Brikena e la Mateon në një situatë të pakëndshme. Mbrëmjen e djeshme, ajo ra në sy për mungesën gjatë pjesës së parë të emisionit, duke u shfaqur vetëm në rubrikën e saj.

<

Ajo përmendi: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time. Jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht.” Kjo deklaratë u pasua nga një moment tjetër që tërhoqi vëmendjen e publikut, lidhur me Mateo-n.

Gjatë të njëjtës mbrëmje, Mateo performoi për herë të parë këngën e tij të re me titull domethënës, “Kur të jesh larg”. Mungesa e Brikenës në studio gjatë performancës së tij ishte e dukshme, njëkohësisht duke u vënë re edhe mosmbështetje totale nga ajo për projektin e ri.

Brikena, megjithatë, u bë aktive në rrjetet sociale, por jo për të promovuar këngën e re të Mateos. Ajo zgjodhi të ndajë momente të afërta me Kader Kicaj, e cila ishte e ftuar në emision.

Këto veprime të Brikenës kanë sjellë spekulime të mëtejshme në lidhje me një tjetër ‘sherr’ mes çiftit. Tani mbetet të shihet nëse situata është një krizë momentale ose nëse ribashkimi i tyre ka zgjatur vetëm disa ditë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement