Katër persona janë shoqëruar në policinë e Vushtrrisë pas plagosjes së një individi, ngjarje e cila ndodhi këtë të enjte.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njoftoi se të katërt shoqëruarit dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës në incidentin fatal.
Për momentin, i dyshuari kryesor për plagosjen është ende në arrati, dhe autoritetet po vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij.
I plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e rastit.



















You must be logged in to post a comment Login