Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Frosina Plaku”, ku disa persona u përfshinë në një konflikt fizik me sende të forta. Njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka përdorur edhe thikë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi në hyrjen e një parkingu të një ndërtese. Pas marrjes së informacionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, filloi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë tre persona: L. N. (46 vjeç), A. L. (44 vjeç) dhe E. K. (23 vjeç). Ata dyshohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

<

Një tjetër person, A. I. (33 vjeç), është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi po trajtohet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shpallur në kërkim edhe E. L. (17 vjeç), i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Uniformat blu bënë me dije se po vazhdojnë punën për kapjen e 17-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement